Dermapen 4 – Lamtumirë problemeve në lëkurë
Pa shenja, pa akne, pa rrudha dhe…pa kirurgji
Nëse gjatë gjithë jetës suaj do të keni mundësinë të ndërroni shumë herë këpucët apo fustanet, ka diçka që nuk mundet ta ndryshoni dot. Lëkura.
Ndaj, asgjë nuk i duhet lënë rastësisë! Lëkurat problematike, me shenja, pore të hapura, dëmtime apo akne, janë në fakt ato që kanë edhe më shumë nevojë për kujdes.
Në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë, Dermapen është konsideruar një nga trajtimet më efikase për këto tipologji lëkure e njëkohësisht shihet si një trajtim tepër efikas në trajtimin e rrudhave pa kirurgji.
Ashtu si akopunktura kineze që rigjeneron përmes shpimit, edhe Dermapen ka këtë parim në bazë të funksionit të vet.
Pajisja, e cila mund të duket si një “laps elektrik”, krijon shpime tepër të lehta në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa paralelisht kryhet edhe aplikimi i produkteve ushqyese dhe trajtuese.
Gjithë procesi bën të mundur rigjenerimin e lëkurës, ndërsa nxit gjithashtu prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke vitalizuar lëkurën në thellësi.
Trajtimi zgjat deri në 30 minuta dhe nuk ka dhimbje apo efekte anësore.
Hapat që ndiqen për trajtimin
- Pastrohet dhe desinfektohet zona që do të trajtohet
- Përgatiten produktet që do të përdoren në trajtim dhe aplikohen në lëkurë
- Paralelisht me to, kryhet me butësi trajtimi i lëkurës me pajisjen Dermapen në lëvizje të vogla, rrethore, horizontale dhe vertikale
- Në fund të trajtimit, masazhohet lëkura dhe aplikohet maska
Trajtimi nuk ka dhimbje, por për shkak të shpimeve, në lëkurë krijohet një skuqje e lehtë.
Evitohet ekspozimi në diell dhe rekomandohet përdorimi i një kremi me factor + 50, për 7 ditët në vijim të trajtimit.
Edhe pse rezultatet janë të dukshme që në seancën e parë, për efekte maksimale këshillohen 8 – 10 seanca.
Të gjitha produktet të cilat përdoren tek Gremi Clinic Wellness gjatë trajtimit me Dermapen, janë të linjës “Toskani”.
Efektet e Dermapen 4 dhe zonat që mund të trajtohen
- Rivitalizim total i fytyrës, lëkura merr shkëlqim dhe tonifikohet
- Reduktim i shenjave të plakjes në fytyrë, qafë dhe dekolte
- Arrihet një efekt “lifting”, veçanërisht në reduktimin e rrudhave rreth gojës dhe syve
- Redukton deri në zhdukje shenjat e akneve pasi prodhon gjithashtu efekte antiseptike dhe antibakteriale
- Largon strijat pasi prodhimi i fibroblasteve favorizon sintezën e kolagjenit të ri duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe qëndrueshmëri