Botox & Fillers - me specialistët më të mirë në Shqipëri
Sfidoji rrudhat pa kirurgji
Botoxi ose e njohur ndryshe si toksina botulinë zë sot vendin e parë në botë, si procedura kozmetike mini- invazive më e përhapur.
Pikërisht për faktin se ka një përdorim kaq të gjerë, ajo rezulton gjithshtu edhe ndër më të sigurtat.
Botoxi përdoret në mjekësinë estetike për të trajtuar dhe reduktuar rrudhat e forta të shkaktuara nga tkurrja e vazhdueshme e muskujve prej mimikës, kryesisht në zonën e ballit apo përreth syve.
Toksina botulinë injektohet në muskuj me një age shumë të hollë dhe bllokon tkurrjen e muskujve.
Kjo bën të mundur reklaksimin e pamjes së fyryrës dhe shtrirjen e rrudhave, pa kirurgji.
Dhe jo vetëm kaq. Për njerëzit që janë shumë ekspresivë dhe kanë shprehje të forta të fytyrës, botoxi vepron si një bllokues, që jo vetëm shmang thellimin e rrudhave të krijuara, por bën të mundur edhe parandalimin e rrudhave të reja.
Pas këtij trajtimi lëkura duket e tërhequr, e relaksuar dhe e lëmuar.
Cilat janë zonat që mund të trajtohen me botox:
- Linjat vertikale midis vetullave
- Rrudhat e holla përreth syve (ato që njihen si këmbët e pulës)
- Rrudhat horizontale të ballit (të cilat theksohen duke i ngritur vetullat lart)
Edhe pse botoxi fillon të veprojë menjëherë, për të parë rezultatin e trajtimit duhen të paktën 2-3 ditë kohë, por konsolidimi final i tij është përgjatë 15 ditëve të ardhshme.
Koha e kryerjes së trajtimit është 15-30 minuta, efekti zgjat rreth 6-8 muaj dhe më pas mund të bëhen trajtime përforcuese.
Por edhe në rast të mospërsëritjes së trajtimit, pamja e lëkurës është më e mirë nga sa ishte para trajtimit.
Çfarë nuk duhet të bëni pas botoxit
Pas trajtimit është mirë të ndiqni disa masa paraprake për të patur një rezultat më te mirë:
Shmangni aktivitetin e rëndë fizik për të paktën 24 orë
Mos e prekni dhe mos masazhoni zonën e trajtuar për të paktën gjashtë orë pas injektimit
Shmangni ekspozimin në diell apo ndaj burimeve të nxehtësisë