Efekte të dukshme që në seancën e parë
Hammer Cell II – Eleminim i dhjamit dhe celulitit, tonifikim i lëkurës
Gremi Clinic Wellness është e vetmja klinikë në Shqipëri, që posedon Hammer Cell II për trajtimin e celulitit dhe që ka arritur rezultate fantastike tek klientët në pak seanca.
Në bazë të kësaj teknike qëndron masazhi dhe vibracionet e lehta të realizuara përmes makinerisë, të cilat veprojnë direkt në qelizat dhjamore duke ndihmuar në reduktimin e tyre dhe duke riaktivizuar metabolizimin.
Njëkohësisht, kjo teknikë e re e masazhit vepron gjithashtu në lëkurë duke krijuar një efekt lifting/tonifikues, gjë që shmang krijimin e lëkurës së varur edhe pas largimit të masës dhjamore.
Vetëm 2-5 seanca mund të jenë vendimtare për një efekt krejtësisht transformues edhe në zona të vështira, ku rezultatet nuk arrihen as përmes palestrës apo sportit.
Cilat janë zonat që mund të trajtohen me Hammer Cell II
Trajtimi me Hammer Cell II mund të kryhet në një zonë të caktuar të trupit ose në disa zona njëkohësisht, varësisht nevojave të çdo individi.
Rezultatet e tij janë të dukshme dhe mjaft efikase veçanërisht në këto raste:
- Reduktimin e masës dhjamore dhe ngushtimin e perimetrit
- Reduktimin e celulitit
- Tonifikimin e lekurës që karakterizohet nga poret
- Tonifikimin e barkut
- Tonifikimin e krahëve
- Tonifikimin e vitheve dhe belit
- Tonifikimin e këmbëve
Si kryhet procedura?
Klienti qëndron i shtrirë, ndërsa në zonën ku do të kryhet trajtimi, fillimisht aplikohet xheli specifik. Më pas, estetistja kryen masazhimin me Hammer Cell II në zonën e caktuar. Një seancë zgjat 30 minuta dhe nuk përdoret asnjë produkt tjetër.
Mejëherë pas trajtimit klienti mund të vazhdojë aktivitetin normal të ditës, pa qenë i kushtëzuar në asnjë rrethanë.
Duke qenë se parimi kryesor i funksionimit të pajisjes është masazhimi, trajtimi në Hammer Cell II nuk ka dhimbje dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Gjithashtu rezulton me kosto shumë më të reduktuara se sa kirurgjia dhe me efekte shumë më të shpejta se sa kryerja e rregullt e aktivitetit fizik.