Reduktim dhe parandalim i rrudhave përmes ultratingujve
Phare Skin HIFU - Pajisja që zëvendësoi lifting kirurgjikal, miratuar nga FDA
Që nga viti 2009, kur FDA e aprovoi për herë të parë pajisja HIFU u kthye në kryefjalë të trajtimeve estetike. HIFU është shkurtim i High Intensity Frequence Ultrasound (Ultratinguj me Frekuencë të Lartë) dhe në bazë të funksionit qëndron pikërisht veprimi i utratingujve.
HIFU arrin rezultate të dukshme dhe të shpejta, në trajtimin e rrudhave dhe shenjave të plakjes. Kjo, sepse ultratingujt stimulojnë prodhimin e kolagjenit i cili e mban lëkurën të re.
Në një kohë shumë të shpejtë HIFU zëvendësoi kirurgjitë lifting të fytyrës për faktin, sepse pak muaj pas trajtimit arrihen rezultate të dukshme, pa qenë e nevojshme për përballje me risqet që sjell kirurgjia.
Procedura përdoret për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës, për lifting, për reduktimin e rrudhave, por edhe për rimodelimin e trupit dhe luftën ndaj celulitit.
Efektet e drejtpërdrejta të HIFU
- Reduktim i rrudhave
- Tërheqje e lëkurës së qafës
- Trajtim i mjekrës së varur
- Lifting i mjekrës, vetullave dhe kapakëve të syrit
- Rimodelim i nofullës (Jawline)
- Lifting i dekoltesë
- Zbutje e lëkurës
Zona të tjera të trajtimit me HIFU
HIFU mund të aplikohet edhe në zonën e vitheve, belit apo kofshëve për rimodelimin e trupit dhe nxitjen e kolagjenit. Aplikimi i kësaj procedure në këto zona përmirëson lëkurën dhe ndihmon në luftën kundër celulitit. Gjithashtu ka efekte pozitive tonifikuese.
Detaje të rëndësishme mbi trajtimin
Duke qenë një pajisje mini invazive, HIFU nuk ka asnjë efekt anësor në organizëm. Gjatë kohës së trajtimit, lëkura mund të krijojë një skuqje të lehtë e cila normalizohet shumë shpejt. Njëkohësisht ky trajtim nuk krijon asnjë pengesë për të vijuar më pas aktivitetin normal dhe nuk ka asnjë kundër-indikacion. Në një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 94% e pacientëve shprehen se kanë vënë re ndryshime shumë të dukshme të lëkurës vetëm 3 muaj pas trajtimeve me HIFU.
Si kryhet procedura?
Procedura e trajtimit me HIFU nuk kërkon asnjë parapërgatitje të veçantë. Hapat që ndiqen janë si më poshtë:
- Pastrimi i lëkurës
- Aplikimi i xhelit specifik për ultratingujt
- Vendosja mbi lëkurë e pasjijes HIFU
Gjatë kryerjes së procedurës, ju mund të ndjeni në lëkurë disa pickime fare të lehta dhe pas trajtimit jeni të gatshëm të vijoni aktivitetin tuaj normal.
HIFU në Gremi Clinic Wellness
Me përfundimin e seancës, estetistet tona bëjnë të mundur relaksimin e të gjithë muskujve të fytyrës nëpërmjet një masazhi lifting dhe kryejnë vendosjen e kremit hidratues nga markat më prestigjoze në treg.