Rimodelim i buzëve
Buzët
Shprehje e sensualitetit femëror, trajtimi i buzëve përmes fillerave zë vendin e dytë në botë në listën e trajtimeve estetike mini-invazive më të përhapura.
Përmes kësaj procedure, realizohet rritje e volumit të buzëve, rimodelimi i tyre apo edhe korigjimi i asimetrive.
Në ditët tona ka një sërë fillerash që përdoren për këtë qëllim, por më të përhapurit janë ata me bazë acidin hialuronik. Ky acid është një substancë natyrale që gjendet gjithashtu në trupin tonë dhe që ndihmon në rritjen e volumit të buzëve.
Benefitet e acidit hialuronik
Kontrolli i volumit të buzëve: Sasia e substancës së injektuar mund të kontrollohet nga mjeku, ndaj rezultati është gjithmonë i kënaqshëm sepse nuk le vend për gabime.
Ka më pak enjtje dhe dhimbje se çdo filler tjetër.
Nuk krijon reaksion alergjik, pasi është e njëjta substancë që gjendet natyralisht dhe në trupin e njeriut.
Kujtesë: Rezultatet e trajtimit të buzëve zgjasin mestarisht 6-8 muaj. Edhe nëse trajtimi nuk përsëritet pamja do të jetë më e përmirësuar se sa ishte para trajtimit.